Suksesi me gratë varet nga thjeshtësia

17/09/2010 17:05

Thjeshtësia jep gjithnjë frytet e veta, sidomos kur flitet për të bërë për vete një grua.

Për të patur sukses nuk duhen fraza prekëse apo bujë e madhe, por mjafton që gjërat të thuhen troç, të kesh të qartë objektivin dhe ta mendosh si një përshëndetje e zakonshme: “Ç’kemi?”.

Dhe përfundimin e ka nxjerrë pikërisht një grua, psikologia Petra Boynton e University College të Londrës, e cila në një fjalim të mbajtur në “British Science Festival”, në Birmingham, është shprehur kundër të ashtuquajturve “manuale të dashurisë”.

Ajo ka theksuar se teknikat e afrimit që propagandohen në disa libra nuk kanë asnjë provë shkencore në lidhje me funksionimin e tyre.

Top Channel