SIDA, virusi i majmunëve është mijëravjeçarë

17/09/2010 10:20

Virusi i SIDA-s, me prejardhje nga majmunët në formën e SIV, është shumë më i vjetër se parashikimi.

Bëhet fjalë për 32-75 mijë vjet më parë dhe jo pak qindravjeçar siç pretendohej deri tani. Lajmi është publikuar në “Science”, pas zbulimit të Michael Worobey të Universitetit të Arizonës.

Sipas kërkimit, virusi i SIV-it ka evoluar shumë në versionin jovdekjeprurës të majmunëve. Në këtë mënyrë edhe HIV-it do i duhet shumë kohë që të bëhet jovdekjeprurës.

Top Channel