Rusia do t’i shesë raketa anti-anije Sirisë

17/09/2010 17:05

Rusia ka konfirmuar vendimin e saj për të furnizuar Sirinë me raketa anti-anije.

Ministri rus i Mbrojtjes, Anatoly Serdyukov ka deklaruar se Rusia do të zbatojë një kontratë të nënshkruar në vitin 2007 për furnizimin me raketa të tipit “P-800 Yakhont”.

Nga ana tjetër Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë kërkuar që Siria të mos furnizohet me armatime të tilla, por Moska ka kundërshtuar duke deklaruar se këto armë nuk do të bien në duart e terroristëve.

Izraeli deklaron se raketat do të përbënin një kërcënim serioz për anijet e tij ushtarake të vendosura në detin Mesdhe.

Muajin e kaluar kryeministri Benjamin Netanyahu i tha homologut rus Vladimir Putin se raketat mund të bien në duart e lëvizjes shiite Hezbollah.

Top Channel