Poloni, arrestohet lideri i rebelëve cecenë

17/09/2010 17:00

Lideri i separatistëve cecenë, Akhmed Zakayev është arrestuar në Poloni, ku do të merrte pjesë në një kongres dyditor.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet policore polake, të cilat e kishin paralajmëruar Zakayev se do të arrestohej në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Rusia.

Sipas burimeve, ai u ndalua nga forcat e rendit teksa ishte drejtuar në zyrën e prokurorisë së Varshavës për të sqaruar cështjen.

Ai donte ta pyeste prokurorin përse ishte nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ka bërë të ditur një person i afërt më Zakayev.

Aktualisht prokurorët po ekzaminojnë urdhërarrestin e Rusisë dhe dokumente të tjera para se ta marrin në pyetje dhe të vendosin për ekstradimin ose lirimin e tij.

Zakayev kërkohet nga Moska zyrtare për bashkëpunim në akte terroriste, ai ka qenë zëdhënës i presidentit cecen Aslan Maskhadov, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me forcat ruse.

Top Channel