Nju Jork, stuhija shkakton dëme dhe 1 viktimë

17/09/2010 09:50

Nju Jorku është përfshirë nga një stuhi e fuqishme që i ka marrë jetën 1 personi dhe ka shkatuar dëme të mëdha materiale.

Mbi 26 mijë banorë në lagjen “Queens” kanë ngelur pa energji elektrike dhe të njëjtin fat kanë pasur edhe 5 mijë banorë të “Staten Island”. Tornadoja nisi në orën 17:00 me erëra të fuqishme duke përfshirë zonat Staten Island, Brooklyn, Bedford Stuyvesant dhe Queens.

Në pak momente, rrugët janë mbuluar nga pemët e thyera, ndërsa shumë shtëpi janë dëmtuar. Një pjesë e madhe e fluturimeve ajrore dhe linjave të trenave janë vonuar. 

Top Channel