Meksikë, uragani Karl rrezikon vendin

17/09/2010 08:25

Uragani Karl fuqizohet duke marrë statusin e kategorisë së dytë ndërsa po i drejtohet brigjeve të Meksikës.

Kështu, autoritetet kanë nisur punën për boshatisjen e platformave të naftës në Gjirin e Meksikës.

Sot në mbremje parashikohet përplasja me brigjet meksikane dhe sipas Qëndrës Kombëtare Meksikane të Uraganëve, Karl mund të zmadhohet deri në kategorinë e tretë. Kompania shtetërore e naftës Pemex ka ndalur përkohësisht prodhimin në 14 puse detare.

Top Channel