Londër, vritet politikani pakistanez

17/09/2010 09:25

Një politikan i njohur pakistanez që jetonte në azil politik në Londër është ekzekutuar ditën e djeshme.

Ai jetonte në Londër që nga fundi i viteve ’90. Imran Farooq është gjetur i pajetë për shkak të plagëve të mara nga një thikë, pasi u sulmua në pjesën e jashtme të shtëpisë së tij në “Green Lane”.

Farooq ishte një nga themeluesit e partisë anti-talebane, Mqm në Karaci. Pas lajmit të vrasjes së tij, në qytetin pakistanez kanë nisur protestat, ku u është vënë flaka edhe disa makinave. 

Top Channel