Heqje e bllokadës detare, 300 miliardë $ investime amerikane në Iran dhe Republika Islamike heq dorë armët bërthamore, ja çfarë përmban pakti me SHBA
Pas apelit të Bashkimit Europian edhe Liga Arabe i bën thirrje Izraelit të zgjasë moratoriumin që ndalon ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor.
“Nëse ndërtimet kolone nuk ndalen është e kotë të bisedosh për paqen. Do të ishte një humbje kohe të negociosh kur je duke u pushtuar”, deklaroi Amr Musa, Sekretari i Përgjithshëm i organizatës panarabike.
Më 26 shtator mbaron afati i moratoriumit që ndalon ndërtimet e reja kolone në Bregun Perëndimor. Kryeministri Netanjahu deklaroi para disa ditësh se ky moratorium nuk do të zgjatej më tej, çka solli reagimin e palestinezëve që kërkojnë bllokimin e ndërtimeve të reja.
Top Channel