Kili, trapani arrin nivelin e minatorëve

17/09/2010 18:35

Mjeti përmes të cilit po shpohet toka për të shpëtuar 33 minatorët e bllokuar në Kili, ka arritur nivelin e duhur të thellësisë.

Megjithatë, do të duhen edhe disa javë për të hapur gropën e thellë 360 metra për t’u mundësuar minatorëve daljen në sipërfaqe, ndërsa gjerësia do të duhet të jetë 70 centimetër.

Shpresohet që personat në fjalë të shpëtojnë në fillim të nëntorit. Ata u bllokuan kur tuneli kryesor hyrës i minierës së arit dhe bakrit San Hoze, pranë Kopiapos, u shëmb.

Autoritetet lokale njoftojnë se trapani tip “Schramm T-130” ka arritur nivelin e shpellës ku ndodhen minatorët.

Top Channel