Kërcënim ndaj Papës, pranga pesë personave

17/09/2010 14:05

Pesë persona u arrestuan nga Policia Metropolitane e Londrës në lidhje me një kërcënim të mundshëm ndaj Papa Benediktit te XVI.

Arrestimet u bene mengjesin e sotëm pas sinjaleve qe u moren nga sherbimet sekrete britanike. Policia vazhdon kërkimet në ndërtesat e dyshimta, qe lidhen me te arrestuarit.

Përmes një deklaratë Scotland Jard dhe Policia Metropolitane e Londres thane se pese personat u arrestuan si te dyshuar per pergatitjen dhe kryerjen e akteve terroriste- bazuar mbi Aktin e Terrorizmit te vitit 2000. Te arrestuarit jane nga 26 deri ne 50 vjec, të gjithë me origjinë arabe.

Top Channel