Karzai, apel popullit: Shkoni të votoni

17/09/2010 17:45

Presidenti afgan Hamid Karzai i ka bërë një apel popullit afgan që nesër të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.

“Urojmë që i gjithë populli ynë në Afganistan, në cdo kën, në cdo qytet dhe në cdo provincë, të shkojë në qendrat elektorale përkatëse për të votuar kandidatët”, ka deklaruar Karzai.

Presidenti ka theksuar se zgjedhjet do t’i sjellin vendit më shumë stabilitet dhe u ka bërër thirrje edhe talebanëve që të marrin pjesë në to.

“Ftoj talebanët, të cilët janë bijtë e këtij vendi, që të shkojnë të votojnë”, ka shtuar Karzai.

Top Channel