Japoni-Kinë, ngordhja e pandës cënon raportet

17/09/2010 16:30

Funksionarë kinezë kanë mbërritur në Japoni për të zbardhur shkaqet e ngordhjes së një pande gjigande që ngordhi në një kopsht zoologjik në Kobe.

Kafsha me emrin Kou Kou, të cilës i ishte injektuar një dozë e lartë qetësuesi, ishte dërguar nga Kina në vitin 2002 dhe tani Pekini mund të kërkojë një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Lajmi është transmetuar në një moment krize diplomatike mes dy vendeve, të shkaktuar nga arrestimi i kapitenit të një peshkarexhe kineze nga roja bregdetare japoneze.

Top Channel