Japoni, Kan prezanton qeverinë e riformatuar

17/09/2010 14:45

Kryeministri japonez Naoto Kan, i rikonfirmuar në krye të demokratëve ka prezantuar ekipin e ri qeverisës.

Nga lista del se ministri i Transporteve, Seiji Maehara është transferuar në postin e kreut të diplomacisë.

Kreu aktual i ministrisë së Jashtme, Katsuya Okada ka marrë drejtimin e nënkryetarit të partisë. Kan u ka dhënë disa poste kyce edhe aleatëve kritikë ndaj rivalit të tij Ichiro Ozawa në garën për kreun e partisë.

Top Channel