Itali, sekuestrohen 65 breshka toke

17/09/2010 16:25

Policia Rrugore dhe ajo Pyjore e Barit sekuestruan 65 breshka toke, të sjella në Itali nga një shtetas shqiptar.

Gjatë një kontrolli, në një automjet që sapo kishte ardhur nga Shqipëria, u zbuluan kafshet e transportuara ne kushte jo te pershtatshme dhe pa dokumentat e nevojshme. Ne treg ato do te sillnin nje fitim prej rreth 4 mije eurosh.

47-vjeçari shqiptar eshte paditur per mbajtje te specieve te mbrojtura nga Konventa e Washingtonit, qe parashikon nje sere shtrengimesh per tregtine nderkombetare te specieve te faunes dhe flores ne rrezik zhdukjeje.

Me te njejten akuze eshte gjobitur ne Trieste ne fillim te javes dhe nje tjeter shtetas shqiptar. Kur ka zbritur nga anija Venezia, e nisur nga Durresi, policia doganore i gjeti nje koral i madh, me peshe gati 2kg dhe pa asnje dokument qe deshmonte prejardhjen e tij. Ne kete rast gjoba e parashikuar eshte deri 6 mije euro.

Top Channel