Gjermani, Oktoberfest mbush nesër 200 vjec

17/09/2010 11:50

Starton nesër në Bavari një nga festat më të vjetra dhe tradicionale të Europës, Oktoberfest.

Krahina më e njohur për prodhimin e birrës në Gjermani, do ta celë këtë festë për të 200-tin vit rresht në 18 shtator. Në të parashikohet të marrin pjesë miliona turistë nga e gjithë Europa, duke populluar rrugët e zonës Theresienwiese, pak kam larg Mynihut.

Birrat, veshtjet tradicionale, paradat, garat me kuaj, ekspozitat, koncertet, orkestrat dhe gjithcka tjetër nevojitet për festën tashmë është gati. Oktoberfest synon të nxjerrë në pah anën më më të clirët të shpirtit të gjermanëve. Festa u zhvillua për herë të parë në 12 tetor 1810, ditën e martesës së princit Ludovik të Bavarisë me princeshën Tereza të Saksonisë.

Ideja e festës i pëlqeu kaq shumë ciftit dhe popullsisë së zonës saqë vendosën ta përsërisnin cdo vit. Gjatë viteve të para ofertat për të festuar ishin modeste por më pas numri i vizitorëve u rrit ndjeshëm. Në vitin 1896 organizatorët bashkëpunuan me kompanitë e birrës si dhe montuan restorante të lëvizshme.  Celjen zyrtare të Oktoberfest do ta bëjë kryebashkiaku i Mynihut, Christian Ude.

Top Channel