Dekodifikohet kodi që mbron të dhënat HD

17/09/2010 16:15

Konfirmimi ka ardhur edhe nga vetë Intel. Filmat me HD mund të kopjohen edhe pa të drejtat e autorit.

Sipas televizionit amerikan Fox, një zëdhënës i prodhuesit më të madh botëror të çipave, ka pohuar se kodi që mbron HDCP (High-bandwidth digital content protection – Mbrojtja e përmbajtjeve dixhitale me bandë të gjerë) thënë ndryshe programi që ndalon kopjimin e filmave dhe përmbajtjeve të tjera me definicion të lartë, është kompromentuar.

Një goditje e rëndë për prodhuesit e përmbajtjeve, sidomos ata hollivudianë të cilët shpresonin se produktet në këtë cilësi ishin të pakopjueshme pa autorizimin e mbajtësit të të drejtave të autorit.

Top Channel