Afrika e Jugut, polemika për “Big Brother”

17/09/2010 21:35

Shpërthejnë polemikat në edicionin e “Big Brother Afrika” pasi dje një nga konkurentët e shtëpisë ka sulmuar një tjetër banore të shtëpisë.

Aktivistët që mbrojnë të drejtat e grave kanë kërkuar ndërprerjen e programit për të evituar rrezikun që veprimi mund të “justifikojë” dhunën që në Afrikë burrat kanë të drejtë të rrahin gratë.

Fajtori nuk është nxjerrë nga shtëpia, por i është urdhëruar t’i kërkojë falje vajzës së dhunuar.

Top Channel