Tragjedi në Britani/ Bodibilderi rrëzohet në skenë dhe vdes, një ditë para se të mbushte 34 vjeç
Guerrilasit talebanë kanë kërcënuar se do të kryejnë sulme kundër forcave të sigurisë dhe personelit të qendrave të votimit të shtunën.
Deklarata është bërë nga një zëdhënës i rebelëve për agjencinë e lajmeve “France Presse”.
“Të gjitha rrugët që të cojnë tek qendrat e votimit do të sulmohen. Po ashtu edhe forcat e sigurisë dhe ata që merren me organizimin e procesit do të jenë objektiva parësorë”, ka deklaruar zëdhënësi.
Ditën e shtunë, mbi 10.5 milionë afganë janë thirrur për të zgjedhur 249 deputetët e Asamblesë Kombëtare.
Më herët, talebanët i bënë thirrje votuesve që të bojkotojnë zgjedhjet dhe të bashkohen me xhihadin dhe rezistencën kundër pushtuesve të huaj.
Top Channel