Talasemia, pacienti kurohet me terapi gjenetike

16/09/2010 16:25

Për herë të parë në SHBA është përdorur terapi gjenetike ndaj një të sëmuri talasemik, sëmundje që transmetohet gjenetikisht.

Terapia ka për qëllim injektimin e genit të shëndoshë për të korrigjuar defektin gjenetik që shkakton talaseminë. Për 21 muaj, pacientit nuk i është dashur të kryejë transfuzion gjaku, kura e vetme e njohur shkencërisht për të sëmurët e kësaj kategorie.

Studimi për këtë kurë u përfundua në Universitetin e Parisit, por aplikimi u krye tek një pacient në Harvard Medical School të Bostonit.
 

Top Channel