Sudan, përplasen dy autobus, 37 të vdekur

16/09/2010 17:35

Dy autobus janë përleshur në Sudanin verior duke shkaktuar të paktën 37 të vdekur dhe 26 të plagosur. Mes viktimave ishin edhe 4 fëmijë.

Ngjarja ka ndodhur 60 kilometra në jug të Khartoum, në shtetin e Nilit të Bardhë.

“Një autobus tentoi të kalonte një kamion, por nuk arriti të përfundonte manovrën dhe ka goditur mjetin tjetër që po ecte në drejtimin e kundërt”, ka shpjeguar drejtori i policisë rrugore sudaneze, Mohammed Tahier Fadl.

Top Channel