Romët, përleshje verbale Sarkozy-Barroso

16/09/2010 16:45

Përleshje e ashpër verbale mbi çështjen e përjashtimit të romëve, mes presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe atij të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Debati është kryer gjatë një takimi të BE-së, në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

KE është shprehur kundër nismës së Sarkozy për dëbimin e romëve që ndodhen në Francë, duke e konsideruar këtë çështje si shkelje të të drejtave të njeriut.

Në lidhje më këtë situatë ka pasur një qëndrim të ashpër të KE-së kundër Parisit zyrtar.

Top Channel