Kinë, kobrat pushtojnë qytezën

16/09/2010 13:30

160 gjarpërinj të tipit kobra janë arratisur nga një qendër rritjeje klandestine duke terrorizuar për disa orë një zonë të vogël në jug-perëndim të Kinës.

Gjarpërinjtë kanë pushtuar rrugët, kuzhinat dhe banjot publike të prefekturës Shijiao, bën të ditur gazeta “Information Times”.

“Një grua sapo kishte hyrë në banjë kur papritur dëgjuam një klithmë të forte dhe e pamë të dilte me vrap”, ka treguar një dëshmitar.

Gruaja në fjalë ishte goditur nga një sasi helmi të lëshuar nga kobra, shton më tej “Information Times” në edicionin e saj on line.

Top Channel