Itali, në ethe për llotarinë

16/09/2010 16:45

Të gjithë janë të barabartë përpara mundësisë për të fituar një llotari me çmim të parë prej gati 138 milion eurosh që po shkakton ethe të vërteta loje në Itali.

Mbi 22 milion janë personat qe kane provuar te gjejne numrat fitues, e mes tyre duket se ka shume te huaj. Jo vetem turistet apo ata qe vijne posaçerisht per te luajtur, por edhe shume emigrante. Qendrat e luajtjes se llotarive ne zonat ku perqendrimi i emigranteve eshte me i ndjeshem, kane regjistruar nje rritje gjithnje e me e madhe te skedave te luajtura.

Nga nje anketim i kryer kete jave mbi nje grup emigrantesh del se ne rast fitoreje te llotarise, shumica e tyre do te vazhdonin te jetonin ne Itali. Emigrantet qe luajne me pak Superenalotto jane kinezet, qe duket se preferojne bastet dhe videolojerat. Por endrra e pasurise nuk njeh dallime kombesie apo origjine. Ne pritje te numrave fitues, gjithkush sakrifikon nje euro, ky eshte çmimi i nje skede te thjeshte Superenalotto, me shpresen e nje jete prej milioneri.
 
 

Top Channel