Iran, kontrollohen zyrat e Mussavi

16/09/2010 16:55

Forcat e sigurisë kanë hyrë dje në mbrëmje në zyrat e Mir Hossein Mussavi për të kryer një kontroll.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Mussavi, “kaleme.com”. “Ndërtesa është kontrolluar dhe janë marrë disa materiale, kryesisht kompjuter”, thuhet në faqen e internetit.

Mussavi është kundërshtari kryesor politik i presidentit Mahmud Ahmadinejad, nga rizgjedhja e tij në qershor të 2009-ës.

Top Channel