Intelektualët kundër vizitës së Papës në Angli

16/09/2010 16:05

Papa Benedikti XVI do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare katër ditore në Skoci dhe Angli.

Kjo vizitë shtetërore e para e një Pape në Britani ka ngallur rreagime dhe kundërshtime të cilat kanë të bëjnë kryesisht me skandalin priftërinjve katolik që kanë abuzuar seksualisht me të mitur. Më shume se 50 intelektualë dhe personalitete britanike kanë firmosur një letër e cila është botuar sot në gazetën ‘The Guardian’ ku ata thonë se nuk është aspak e drejtë që Papës t’i rezervohet një pritje shtetërore.

Nënshkruesit e letrës në të shkruarën njihen si kritikues të ashpër të disa cëshjeve të debatushme  për kishën katolike sic janë planifikimi familjar, të drejtat e homoseksualëve dhe aborti. Gjithashtu kanali televiziv Channel 4 nëpërmjet një investigimi ka zbuluar se disa priftërinj katolik të dënuar nga drejtësia në Angli dhe Uells për pedofili vazhdojnë ende të jenë pjesë e strukturave kishtare. Sipas Channel 4 kisha katolike britanike ka thyer një urdhëresë të vitit 2001 në të cilën thuhet se priftërinjtë e dënuar për pedofili duhet tu hiqet e drejta ushtrimit të detyrës si klerik.

Investigimi Channel 4 i transmetuar vetëm një ditë përpara vizitës së Papës i shton akoma më shumë pakënaqësitë se si kisha katolike e ka menaxhuar skandalin e pedofilisë brënda saj.

14 nga 22 priftërinjtë e dënuar në Angli dhe Uells për pedofili vazhdojnë të jenë pjesë e strukrurave drejtuese në kishën katolike në Britani. Vetëm 8 prej tyre janë larguar nga drejtimi shërbaesave fatare. Besohet se gjatë kësaj vizite Papa Benedikti XVI do të takohet edhe me disa prej viktimave që janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë britanik por emrat e tyre dhe momenti takimit janë mbajtur sekret.

Top Channel