Gjermani, 59% e shoferëve i flasin makinës

16/09/2010 14:50

Të paktën 59% e automobilistëve gjermanë i flasin makinës së tyre, sikur të ishte një fëmijë apo qenushi i preferuar.

Kështu thotë një sondazh i realizuar nga instituti “Innofact”, sipas të cilit nga shifra e sipërpërmendur 69% janë gra, ndërsa burrat pjesa e mbetur.

Por ndaj veturës përkatëse nuk adresohen vetëm fjalë dashurie, 37% e drejtuesve e shajnë, ndërsa 25 për qind i thonë fjalë për ta përkëdhelur.

Top Channel