Explorer 9, tani interneti më i bukur dhe më i lehtë

16/09/2010 16:00

Prezantohet versioni Beta i Internet Explorer 9 (IE 9), shfletuesi i fundit i Microsoft.

Pritja për liderin e tregut (përbën më shumë se 60%) ishte e lartë, kjo edhe për faktin se IE 9 duhet të përballet me kundërshtarë si Chrome e Firefox.

Gjatë prezantimit të versionit alfa, IE 9 la përshtypjen se kishte kryer një revolucion. Dhe kështu ka qenë.

Merita i shkon standardit të ri të programimit, Html 5, evolucioni i fundit i gjuhës së projektimit të faqeve të internetit të promovuara nga W3C, e cila ka opsione shumë të mira në publikimin e videove.

Top Channel