Boeing do të çojë turistët në hapësirë

16/09/2010 19:10

Boeing do të çojë turistët në hapësirë. Kompania e Seattle ka lajmëruar një projekt në bashkëpunim me Space Adventures.

Boeing është duke zhvilluar një kapsulë hapësinore për të transportuar astronautët e NASA-s në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Kapsula ka shtatë vende: katër do të zihen nga astronautët e NASA-s, ndërsa tre të tjerat do të shiten për turistët hapësinorë.

Fluturimet e para pritet të fillojnë prej 2016.

Top Channel