BE apel Izraelit të zgjasë moratoriumin

16/09/2010 17:45

Bashkimi Evropian ka ftuar Izraelin të zgjasë moratoriumin e ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor.

Lajmin e ka bërë të ditur një burim diplomatik në Bruksel.

Moratoriumi prej 10 muajsh do të skadojë më 26 shtator dhe presidenti palestinez Abu Mazen ka kërcënuar se do të braktisë bisedimet nëse Izraeli nuk do të marrë parasysh kërkesën.

Top Channel