Shpesh, natyra e një komuniteti njerëzish mund dallohet pas vëzhgimit të mënyrës së tyre të veshjes, larmisë së gatimeve, apo letërsisë së preferuar.

Por ka edhe një element tjetër që mund të tregojë shumë rreth psikologjisë së një populli. Janë pikturat që njerëzit zgjedhin të varin në mure. Pikturat e kesaj familjeje jane pikturuar nga dora e vete zoteve te shtepise, te cilet edhe pse nuk e ushtrojne si profesion per ta eshte pasioni i rinise se tyre. Pikturat jane frymezimi i peisazheve te bukura natyrore dhe ne familjen shkodrane gjen te gjitha stinet e vitit.

Sociologu Gezim Tushi e shpjegon si tendence te koheve te fundit deshiren e shqiptareve per te zbukuruar shtepite me piktura. Në këtë fushë dekoracioni, sipas tij, ne jemi fillestarë. “Ka prirje te koheve te sotme per te varur vepra arti si element te rendsishem te zbukurimit estetik dhe clodhes”, shprehet ai.

Ne shtepi verehet nje stil tjeter i pikturave, qe ka te beje me figura patriotike e historike. Dora qe i ka pikturuar nuk jeton me dhe bashkeshortja e tij na shpjegon kete prirje, por qe edhe asaj nuk i mungon. am curri, skenderbeu ne lufte me turqit etj. “Burri im ka lindur ne Shkup dhe me pas ka ardhur ne Tirane. Kjo ishte arsye qe ai ishte patriot dhe ndjenjen e tij e hidhte ne telajo”, pohon ajo. E zonja e shtepise ka varur ne kend te sallonit eshte portretin  e Nene Terezes. “Une u frymezova kur ajo erdhi ne Tirane per here te pare pasi kemi patur nje lidhje me te vjehrri im ishte mesues dhe i ka mesuar shkronjat e para prej tij”, shton gruaja.

Te mbash shume piktura ne shtepi ka dhe nje fature financiare nga mbrapa por ka edhe nga ato familje qe zbukurojne shtepine me fotokopje pikturash thjesht se kane nje pikture. “Ne te kaluaren pikturat i gjeje ne institucione publike por tani edhe kur ajo eshte e pavlere e gjen ne familje thjesht per te zbukurur shtepine”, thekson Gezim Tushi. Mbase, duke shpjeguar kështu në një farë mënyre edhe botën e brendshme të njerëzve që i sodisin këto punë, pikturat në shtëpitë e shqiptarëve janë një katalog i hapur.

FOTO GALERI
1/7
Pse njerëzit zgjedhin t’i ekspozojnë në shtëpi?

Top Channel