Miss Italia, dobësi për Amaurin

15/09/2010 20:40

Miss Italia e zgjedhur para pak ditësh, ka një objektiv të qartë, të “joshë” sulmuesin italo-brazilian të Juventusit, Amauri.

Ashtu si shumë femra që kërkojnë të fitojnë famën dhe të nisin një karrierë në botën e televizionit, duke krijuar lidhje me futbollistë të famshëm, edhe bukuroshja 19 vjecare Francesca Testasecca i ka idetë e qarta.

“Kam luajtur basketboll për 4 vjet dhe gjithmonë ka qënë ëndrra ime. Futbollin nuk e ndjek shumë pak, por ka djem simpatikë. Amauri më pëlqen shumë”, shprehet femra më e bukur e Italisë për vitin 2010.

FOTO GALERI
2/4
Francesca Testasecca

Top Channel