Dikur jemi cuditur, ndërsa tani është bërë e zakonshme që në ekrane të shfaqen emra te tille, Genta Popa Prodani, Ledi Shamku Shkreli, etj.

Nuk janë të pakta femrat që përdorin “mbiemra të dyfishtë”, i pari i vajzërisë, ndërsa i dyti atë që ia jep celebrimi. Të tilla janë shumë në Shqipëri, por ne takuam vetem dy.

Njëra është drejtore Ekzekutive ne Dhomën Amerikane të Tregtise, ndersa tjetra gazetare ne nje prej revistave me te njohura ekonomike ne vend. E para quhet Floreta Luli Faber, ndersa emrin e se dytes, do ta mesojme me vone. Floreta thote se prej 10 vjetesh, per arsye pune nuk i eshte permbajtur tradites shqiptare. Dhe keshtu ajo nisi te perdorte nje mbiemer te tille ne konferenca shtypi, e-maile dhe shkresa zyrtare. Vajze ne nje familje ku djemte nuk ishin fat, Floreta thote se prej kohesh e kishte ne koke nje mendim te tille, per t’i shpetuar shuarjes se mbiemrit.

Floreta, nene e dy femijeve, “de jure” nuk i lejohet te mbaje nje mbiemer te tille. Por ne zyrat e gjendjes civile, aty ku punonjesit kalojne me mijera mbiemra neper duar, mesojme se tradita shqiptare dhe ligji i  vitit ‘82 kerkon qe “mbiemri“ te perpilohet vetem me nje fjale. Mbiemri “Cela” gjendet ne krye Top-Listes se mbiemrave me te perdorur shqiptare qe prej momentit qe ata kane filluar te perdoren per dallimin e njerezve mes njeri-tjetrit, diku nga shekulli i 12-te dhe te shmangur martesat brenda fisit. Nje “mbiemer“ te tille, pas martese e mban Laura Dashi Cela.

Puna si gazetare dhe marredheniet profesionale i shtine ne mendje qe mos te quhej thjeshte Laura Cela. Mbiemri si nje fenomen  social, i nisur 8 shekuj me pare, shikohet si proces ku fillimisht e kane merituar shtresat me larta, më pas ato te hierarkisë fetare, dhe me vone shtresat e ulëta. Deri ne vitin 1912, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra, ndersa tani kemi trysni mbiemrash.

Por cfare ndodh nese dikush pervec mbiemrit te celebrimit do te trashegoje edhe ate fisnorin. Armand Teliti nga Zyrat e Gjendjes Civile  siguron se procedurat per kete akt jane po aq te thjeshta, sa ato  qe parashikohen per ndryshimin e emrit. Nisur nga nevojat e punes, nje mbiemer “togfjalesh”, i  permbledhur si dukur ne nje fjale, na ben te vecante ne syte e te panjohurve.

FOTO GALERI
1/5
Moda më e re e femravë në Shqipëri

Top Channel