Fotografi i Martin Luther King, spiun i FBI-së

15/09/2010 11:35

Një prej miqëve më të mirë të Martin Luther King ishte tradhëtar. Ernest C. Withers, forografi më i famshëm të marshimeve për të drejtat civile, ishte një informator i FBI-së.

Withers ka dhënë shumë informacione në këmbim të parave për dy agjentët e FBI-së në plain organizativ, të marshimeve dhe jetës personale të aktivistëve për barazinë raciale.

Kontaktet sekrete të Withers me FBI-në janë bërë publike nga një gazetë e Memphis e cila bazohet në dokumente që deri tani ishin të klasifikuara sekrete nga FBI.

Në dokumenta identiteti i Withers është i mbrojtur nga një kod ME 338-R, por në disa faqe të dokumentit, citohet pa censure emri i informatorit.

Top Channel