Chandra X fotografon yllin “kanibal”

15/09/2010 17:50

Teleskopi i NASA-s Chandra X ka fotografuar një yll sa të rrallë aq edhe të cuditshëm, cka vërteton se kanibalizmi ekziston edhe në hapësirë.

Një yll ka gëlltitur një planet ose yllin e afërt. Bëhet fjalë për yllin e quajtur BP Piscium, i rrethuar nga disqe gazi dhe pluhuri. Kjo ka bërë që shkencëtarët të mendojnë se ylli është i ri në moshë, por sipas studimeve është dalë në përfundimin se BP Psc ka konsumuar një yll ose planet të ndodhur afër tij.

“BP bën pjesë në një univers ku një yll gëlltit shokun ose një planet”, shprehet Joel Kastner nga Rochester Institute of Technology. Ai shton, se në cdo rast, ky nuk është një ambient i lehtë për të mbijetuar.

Ky yll uk ndodhet afër ndonjë kostelacioni dhe afër tij nuk ka yje të tjerë. Në atmosferën e tij ka një sasi të vogël litiumi, njëlloj si në pjesën më të madhe të yjeve të plakur. “Mesa duket, BP Psc është bërë më energjik pas drekës”, shprehet shkencëtari Rodolfo Montez.

Top Channel