Thashemet na bëjnë të ndihemi mirë

14/09/2010 11:45

Thashethemet nuk sjellin vetëm të këqija. Kështu, të merresh me fjalë për të tjerët mund t’i bëjë mirë shëndetit apo vetëvlerësimit, sidomos nëse bëhet në mënyrën e duhur.

Sipas një studimi të prezantuar në konferencën e përvitshme të Shoqatës së Psikologëve Britanikë dhe duke marrë në analizë përgjigjet e 160 pjesëmarrësve kërkuesit arritën në konkluzionin se të merresh paksa me punën e të tjerëve mund të të ndihmojë që të mbështetesh nga të tjerët në nivelin shoqëror.

“Thashethemet janë parë gjithnjë si negative, por rezultatet tona tregojnë se disa lloj formash të përfoljes pas shpine mund të sjellin pasoja pozitive për shëndetin”, thonë kërkuesit.

Top Channel