Ilacet e gjumit shtojnë rrezikun e vdekjes

14/09/2010 11:55

Medikamentet kundër pagjumësisë mund të rrisin rrezikun ndaj vdekjes deri në 36 përqind.

Kjo e dhënë shokuese vjen nga një kërkim i publikuar në revistën ‘Canadian Journal of Psychiatry’ dhe duhet marrë në konsideratë nga të gjithë përdoruesit e qetesuesve.

Duke analizuar të dhënat e studimit që zgjati plot 12 vjet dhe u krye te 14 mijë persona në moshën nga 18 deri në 102, të cilët u intervistuan një herë në dy vjet nga shkencëtarët, rezulton se rreziku për të vdekur të personat që përdornin ilace qetësuese ishte shumë i lartë krahasuar me ata që nuk përdornin asgjë të tillë.

Top Channel