Hubble zbulon 14 objekte trans-neptunianë

14/09/2010 17:35

Teleskopi Hubble i NASA-s ka zbuluar edhe 14 objekte qiellorë në kufijtë e sistemit tonë diellor, të cilët quhen edhe trans-neptunianë.

Kohët e fundit, për shkak të përmasave mjaft të vogla edhe planeti Pluton konsiderohet si një objekt i tillë. Këto objekte kanë tërhequr vëmendjen e madhe të shkencëtarëve pasi mund të zbulojnë shumë të dhëna rreth krijimit të sistemit tonë diellor.

Gjatë rrugëtimit të tyre të gjatë përreth diellit, 14 objektet e reja janë shumë interesante, madje një prej tyre ka një sistem binar, që do të thotë, dy objekte që rrotullohen rreth njëri-tjetrit. Këto objekte kanë diametër që varion nga 40-100 km.   

Top Channel