Gjermani, gjendet foshnja e ballsamosur

14/09/2010 18:30

Trupi i ballsamosur i një fëmije është gjetur në një kantinë në Freisbach të Gjermanisë.

Zbulimin makabër e ka bërë pronarja e shtëpisë dhe sipas të dhënave, viktima është fshehur nga e ëma që në vitin 2008 kur ishte 22 vjec, u largua nga shtëpia. Pasi u mor në pyetje nga policia, e dyshuara tha se fëmija lindi i vdekur.

Për momentin nuk ka të dhëna të tjera dhe hetuesit po përpiqen të hedhin dritë mbi këtë ngjarje që ka tronditur Gjermaninë. Në vitet 1992-1998 Sabine Hilschenz vrau 8 nga 11 fëmijët e saj, ndërsa në maj të vitit 2008 u gjetën trupat e pajetë të tre foshnjeve në qytezën Wenden.

Ndërkohë, vitin e shkuar, policia gjeti eshtrat e katër fëmijëve në një apartament në Berlin.

Top Channel