Fao: Bie numri i të uriturve në botë

14/09/2010 16:20

Bie ndjeshëm numri i të uriturve në botë për herë të parë që pas 15 vitesh.

Pasi kaloi shifrën 1 miliardë në vitin 2009, tashmë numri i tyre ka shkuar në 925 milionë ose 9.6 % më pak. Të dhënat janë publikuar sot nga organizata Fao në bashkëpunim me Ifad dhe Pam. Struktura e OKB-së sqaron se kjo rënie vjen për shkak të uljes së cmimeve të shportës pas rritjes drastike të vitit 2008 si dhe për shkak të rritjes ekonomike të Kinës dhe Indisë.

Nga ana tjetër Fao shton se uria është endë një problem i madh në botë dhe synohet qe ne vitin 2015 të shkojë në 400 milionë. Drejtori i Fao-s, Jacques Diouf nënvizon se rajoni i Azi-Paqësorit ka numrin më të madh të njerëzve të uritur me 578 milionë.

Më pas vjen Azia Subsahariane me 239 milionë, dhe më pas Amerika Latine me 53 milionë dhe Afrika e Veriut 19 milionë. Vendet në zhvillim janë ato që kanë 98 % të të uriturve në botë, ku pjesa më e madhe janë përqëndruar në Bangladesh, Kinë, Kongo, Etiopi, Indi e Pakistan.  

Top Channel