Agopuntura, Kina kërkon statusin nga UNESCO

14/09/2010 15:45

Kina po përpiqet të marrë nga UNESCO-ja njohjen e agopunturës si trashëgimi kulturore jometariale e njerëzimit.

Zëvendësdrejtori i administratës shtetërore për mjekësinë tradicionale kineze ka lajmëruar se kërkesa është bërë edhe vitin e shkuar dhe pritet njohja e statusit për agopunturën dhe mjekësinë tradicionale kineze.

Kina ka rreth 600 mijë doktorë të autorizuar që praktikojnë mjekësinë tradicionale.

Top Channel