Nano-antenat, nis era e re për energjinë diellore

13/09/2010 09:55

Energjia diellore mund të rezultojë më e efektshme pas shpikjes se nano-antenave.

Këto panele mund të jenë celësi për të thithur rrezet e diellit me një efikasitet rreth 100 herë më të madh se panelet aktuale.

Kjo shpikje është bërë në Massachusetts Institute of Technology në SHBA dhe sipas revistës “Nature Materials”, këto antena mund të rezultojnë një zbulim revolucionar në fushën e energjisë diellore.

Antenat përbëhen nga fibra karboni, falë të cilave mund të ndërtohen panele shumë më të vogla, njëkohësisht edhe shumë më të fuqishme. Inxhinieri kimik, Michael Strano shprehet se tashmë catitë e shtëpive nuk do jenë më të mbuluara nga panelet gjigande, pasi panelet e reja do jenë shumë herë më të vogla dhe më efikase në kapjen e fotoneve.

Top Channel