Aparat stimulues për trurin e ushtarëve

13/09/2010 12:00

Ushtarët amerikanë në frontin e luftës prej vitesh po ndihmohen nga teknologjia nëpermjët aparaturave të ndryshme, por tashmë fillon një epokë e re për ta, pasi aparatura e shpikur do ndikojë në gjendjen e tyre mendore gjatë luftimeve.

Ideja është e thjeshtë; nëse cdo aspekt i ndjenjave njerëzore, perceptimit e emocioneve ndikohet nga truri, atëherë është e nevojshme që ky i fundit të stimulohet për të mbajtur sa më të përqëndruar ushtarin tek lufta.

“Defense Advanced Research Projects Agency” ka promovuar një aparaturë që i jep impulse trurit për të ulur ose rritur dozën e ankthit, për të ndier sa më pak dhimbje, për të qëndruar zgjuar dhe për të stabilizuar gjendjen psikike.

Ndoshta fjalia më e saktë për këtë aparaturë është “kontroll i mendjes njerëzore në distancë”. Rezultatet e testimit të kësaj aparature janë në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt pritet që ajo të aplikohet në radhët e ushtrisë.

Top Channel