“YouTube” synon transmetimet live

13/09/2010 16:45

Në të ardhmen e “YouTube” janë filmimet e drejtpërdrejta, që kalojnë në kohë reale nga kamera në internet.

Faqja e ndarjes së videove, pronë e “Google”, ka bërë të ditur një test transmetimi që po përfshin kanalet e Howcast, Next New Networks, Rocketboom dhe Young Hollywood.

Përdoruesit mund të dërgojnë komente në kohë reale.

Disa kohë më parë në Youtube janë transmetuar live koncerte të U2 e Alicia Keys dhe së fundmi edicioni informativ i Mentanas në La7, në Itali.

Top Channel