“Geely” shtrin shitjet në internet

13/09/2010 16:00

Li Shufu, themeluesi dhe presidenti i “Geely”, ka bërë publik vendimin e ndërmarrjes së tij për të shitur makina në internet.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e lajmeve “Kina e re”.

“Geely” ka ndërmend të shesë automobila të dizajnuar posaçërisht për përdoruesit e internetit në faqen “alibaba.com”, tregu kryesor online kinez.

Në veçanti ndërmarrja kineze ka lajmëruar prodhimin e një serie të veçantë të Geely Panda, një veturë që frymëzohet nga “city car” i Fiatit.

Top Channel