Modelja e Playboy kërkon të hidhet nga avioni

12/09/2010 10:35

Aventurë e shëmtuar për bukuroshen e Playboy, Tiffany Livingston në bordin e një avioni që udhëtonte nga Florida për në Nju Xhersi.

Ajo u bllokua nga pasagjerët e tjerë ndërsa po tentonte të hapte derën e avionit në momentin që mjeti i udhëtimit ndodhej mbi re. 21 vjecarja u kap nga një atak paniku duke kryer gjestin e pakuptimtë.

Ajo u ndalua nga dy policë jashtë shërbimit, të cilët më pas e dorëzuan në polici ku ajo u mor në pyetje. Vajza ka rrëfyer se vuan nga frika e fluturimit dhe nuk kishte marrë ilacet për të udhëtuar e qetë.

Top Channel