Formula 1, Alonso rihap kampionatin

12/09/2010 15:30

Fernando Alonso fiton garën për çmimin e madh të Italisë duke rihapur edhe njëherë luftën për titullin kampion për pilotë kur kanë mbetur edhe 5 gara nga fundi i kampionatit botëror.

Në vendin e dytë u rëndit piloti i Meklaren, Xhenson Baton, i ndjekur nga ferraristi tjetër, Felipe Masa. Ndërkohë Vetel mjaftohet vetëm me vendin e katërt.
 
Duke përfituar edhe nga largimi që në startin e garës të pilotit të Meklaren, Luis Hamilton, i cili e braktisi atë pas një kontakti me një makinë Ferrari,  Alonso ngjitet në kuotën e 166 pikëve.

Kryesimi për pilotë mbahet nga Mark Veber me 187 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 182 dhe Alonso me 166 pikë. Për skuderi kryesimi vazhdon të mbahet nga Red Bull me 350 pikë, e ndjekur nga Meklaren me 347 dhe Ferrari me 290 pikë.

Formula 1 rikthehet pas 2 javësh me çmimin e madh të Singaporit.

Top Channel