Inter në Champions League, rikthehen titullarët, Lautaro Martinez për të shuar thatësirën e golit në Evropë
Barcelona do të luajë mbrëmjen e së martës në Stamboll ndaj Galatasarayit në sfidën e dytë të Ligës së Kampioneve. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Frenkie De Jong dhe Raphinha do të qëndrojnë në Barcelonë që të vijojnë punën për rikuperimin e tyre nga problemet fizike. Po kështu nuk udhëtojnë me skuadrën as Andreas Christensen dhe Roony Bardghji edhe këta për arsye dëmtimi.
Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër të skuadrës, në listë ka shumë pak të reja për të mos thënë që nuk ka asnjë ndryshim me futbollistët që janë në dispozicion të Hansi Flick duke nisu nga Pau Cubarsi që nuk u aktivizua në ndeshjen me Getafen dhe që pritet të jetë titullar ndaj Galatasaray. Po kështu edhe Pedri që ndeshjen e së shtunës e nisi nga stoli dhe Fermin Lopez, një prej futbollistëve më në formë në këtë fillim sezoni, kanë shanse të mëdha të plotësojnë repartin e mesfushës me Rodrin
Në sulm, prania e Lamine Yamal është e garantuar ashtu sikurse edhe ajo e Gabriel Jesus që mund të luajë sërish si qendërsulmues me Adeyemin dhe Gordon që janë në balotazh për krahun e majtë. Kështu lista e plotë e 22 futbollistëve të grumbulluar nga Hansi Flick për ndeshjen me Galatasaray është: Joan García, Szczesny, Livakovic, Koundé, Eric, Cubarsí, Cancelo, Balde, Gerard, Espart, Fariñas, Gavi, Pedri, Olmo, Bernal, Rodri, Fermín, Lamine, Gabriel, Gordon, Adeyemi dhe Hamza.
Top Channel