Për Luciano Spallettin, fundi i trazuar i ndeshjeve nuk është diçka e re. Mbrëmjen e së dielës pati një përplasje te tensionuar me trajnerin e Cagliarit, Fabio Pisacane, por trajneri aktual i Juventusit edhe në të kaluarën është përfshirë në situata të ngjashme me trajner kundërshtarë dhe jo vetëm.

Gjithçka nis me zënkën me Massimiliano Allegrin pas ndeshjes Napoli-Juventus në shtator të 2021. ‘Duhet të të vijë turp-ishin fjalët e Allegrit që në atë kohë ishte në pankinën e bardhezinjve për Spallettin kur ata u shkëmbuen teksa njëri po dilte dhe tjetri po hynte në konferencën për shtyp-protestove gjatë gjithë ndeshjes’. Përgjigjja erdhi në konference: ‘Por çfarë po thua? Unë gjithnjë kam humbur ndaj teje dhe kam ardhur të të përshëndes dhe tani më bën moral?’. Në atë rast ndërhyri dhe Andrea Agnelli për të qetësuar Allegrin dhe për të evituar përshkallëzimin e situatës.

Përpara 3 viteve e gjysmë, në prill të 2023, tensioni ishte i lartë në rikthimin në fushë pas pushimit të sfidës Napoli-Milan dhe në atë rast ai u përplas me Drejtorin Teknik të kuqezinjve të asaj kohe, Paolo Maldini. ‘Trajner, je nervoz. E fitove kampionatin, çfarë dreqin do…?’ -ishin fjalët e Maldinit. ‘Po rikthehesha në fushë dhe po i kërkoja arbitrit shpjegime për kartonin e verdhe ndaj Lobotkas, por Maldini ndërhyri sikur unë të isha duke u ankuar, por nuk ishte kështu. Përkundrazi ishin ata që u ankuan gjatë gjithë pjesës së parë duke qenë se ishte Pioli ai të cilit iu tërhoq vëmendja nga arbitri dhe jo unë. Fakti që Maldini më foli teksa isha duke komunikuar me arbitrin, nuk më pëlqeu’-u përgjigj Spalletti

Dhe në prill të 2009 pas një derbi Lazio-Roma, Spalletti u grind me Igli Taren që në atë kohë ishte Drejtori Sportiv i bardhekaltërve. Tare tregonte se Spalletti dhe futbollistët e Romës po ankoheshin te arbitri në pushimi të ndeshjes. ‘Kështu nuk është korrekte’-iu drejtua Tare  me gishtin drejtuar Spallettit me këtë të fundit që u përgjigj duke thënë: ‘Gishtin fute në…’, ndërsa në media më pas: ‘Unë jam ish futbollist dhe të kërkova ndjesë. Ti, nëse je burrë, thuaj çfarë me the; kështu vetëm sa ushtron presion mbi arbitrin’-tha Tare ‘Je gënjeshtar, në fillim më dhe dorën dhe tani këmbëngul në gjëra që nuk i kuptoj. Je ti që erdhe drejt meje duke më drejtuar gishtin para meje. Për mua çështja është e zgjidhur’-ishte përgjigja e Spallettit.

Nga Hulk në kohët e Zenit, te Totti e Cassano. Spalleti nuk është kursyer as ndaj futbollistëve të tij. Në janarin e vitit të kaluar, me rastin e ndeshjes Juventus-benfica në Ligën e Kampioneve, ndodhi përplasja verbale të distancë me një tifoz që ishte në radhë të parë në Allianz Stadium: ‘Herën tjetër qëndro në shtëpi’. Më pas në konferencën për shtyp, Spalletti shpjegoi: ‘Që nga fillimi i ndeshjes, ai tifozi për çdo lojtar që gabonte më thoshte ta nxirja nga fusha. Unë u ktheva dhe i thashë: ‘kam 5 zëvendësime në dispozicion, s’mund t;i nxjerr të gjithë nga loja’.

Top Channel