Inter në Champions League, rikthehen titullarët, Lautaro Martinez për të shuar thatësirën e golit në Evropë
Juventus barazoi me Cagliarin në mbrëmjen e së dielës me rezultatin 1-1 me Zonjën e Vjetër që la dy pikë duke humbur terren në Serie A.
Por momenti që mori më shumë vëmendje ishte ai i përplasjes mes dy trajnerëve Luciano Spalletti dhe Fabio Pisacane të cilët u shfaqën të tensionuar që solli ndërhyrjen e arbitrit të katërt dhe të dy pankinave, ndërkohë që Marcenaro i ndëshkoi të dy me karton të kuq.
Trajneri i Juventusit në një intervistë për mediat italiane dha versionin e tij të fakteve në lidhje me atë që ndodhi me kolegun e tij te Cagliari.
‘I thashë se janë të zotë, luajnë mirë dhe se dinë edhe të humbasin kohë-shpjegoi Spalletti-ai më pyeti se çfarë doja të thoja me humbjen e kohës dhe arbitri na nxori jashtë. Asgjë e veçantë, gjithçka normale’.
Top Channel
Inter në Champions League, rikthehen titullarët, Lautaro Martinez për të shuar thatësirën e golit në Evropë