Diplomati saudit gay kërkon strehim në SHBA

12/09/2010 09:50

Një diplomat saudit ka kërkuar azil politik në SHBA, duke rrëfyer se është homoseksual dhe mik me një grua hebreje.

Ahmad Asseri, sekertari i konsullatës në Los Angeles ka kërkuar azilin politik pasi Riadi nuk rinovoi pasaportën e tij diplomatike. “Nëse kthehem në Arabi do më vrasin në mes të ditës”, u ka thënë a autoriteteve amerikane.

Asseri kërcënin gjithashtu të bëjë publike informacionet private rreth jetës së anëtarëve të familjes mbretërore që jetojnë në SHBA.   

Top Channel